“Kam merak mos këput ndonjë gjë”/ Rama “thumbon” ish-deputetin e PD-së në Gjirokastër

Shqipëria

“Kam merak mos këput ndonjë gjë”/ Rama “thumbon” ish-deputetin e PD-së në Gjirokastër

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 10:18
Edi Rama

Gjatë një bashkëbisedimi me disa qytetarë në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka thumbuar ish-deputetin e PD së këtij qarku, Tritan Shehun.

Rama kërkoi që të mos dëgjojnë Tritan Shehun, i cili është edhe drejtuesi politik i demokratëve në këtë qark.

Mjekja-Ramës: A e cenon spitali i ri në Fier, faktin që Gjirokastra është spital rajonal?

Rama: Jo nuk e cenon. Nuk ka lidhje. Ju keni edhe Tritanin këtu. Unë kam vetëm një merak për Tritanin.

Kam merak mos këput, ca këputet këtu nga tundja e kokës kur dëgjon shefin. E shikoj që ka një tundje koke intensive kur flet lule dhe them mos se do bëjë ndonjë këputje. Ju dëgjojeni Tritanin për relaks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat