Basha: Kemi dhe ne sondazhet tona, opozita po shkon drejt një fitoreje të thellë

Shqipëria

Basha: Kemi dhe ne sondazhet tona, opozita po shkon drejt një fitoreje të thellë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:32
Lulzim Basha

Lulzim Basha është i bindur në një fitore të thellë të koalicionit opozitar me 25 prill.

Në një intervistë për Rtv Ora kur pyetet lidhur me sondazhet, prej tyre ai i Rtv Ora në bashkëpunim me Antoni Noton, që paraqesin një betejë kokë më kokë mes opozitës dhe mazhorancës, edhe pse kjo e fundit e konsumuar nga 8 vite qeverisje, Basha thotë se sondazhi i 25 prillit është vota masive e shqiptarëve  që do të kurorëzohet me një fitore të paprecedent.

Basha: Nuk ka pikë diskutimi që sondazhi i 25 prillit që është vota masive e shqiptarëve do të tregojë një fitore të thellë ndoshta të paprecedent ose të krahasueshme me proceset më historike të këtyre 30 viteve.

Sigurisht edhe ne kemi sondazhet tona të brendshme dhe e dimë fare mirë se opozita dhe PD po shkojnë drejt një fitoreje të thellë. E shohim këtë në entuziazmin e njerëzve kur shkojmë dhe i takojmë jo thjesht për t’ju kërkuar mbështetjen apo për t’ju shpjeguar programin dhe ku nuk mjaftohen  vetëm me diskutimet, me dialogun, me pyetje-përgjigjet, por kërkojnë të kontribuojnë sepse e kuptojnë se beteja e 25 prillit nuk është thjesht dhe vetëm një betejë midis koalicionit tonë dhe një pushteti 8 vjeçar që e ka shkatërruar vendin dhe ekonominë e vendit, por është betejë për ta, për familjet e tyre ndaj dhe 25 prilli do të jetë dita e fitores së gjithë shqiptarëve, e familjeve të tyre, dita e fitores së Shqipërisë, jo thjesht dhe vetëm dita e një fitoreje të thellë të koalicionit opozitar dhe PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat