Kryemadhi përplaset më Policinë: Mos u bëni ushtarë!

Shqipëria

Kryemadhi përplaset më Policinë: Mos u bëni ushtarë!

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:06
Kryemadhi përplaset më Policinë: Mos u bëni ushtarë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pasur një tjetër përplasje me policinë ditën e sotme në Elbasan.

Pas prezantimit të programit me një grup simpatizantësh, disa efektivë të policisë i janë afruar kryetares së LSI-së (kjo e fundit pa maskë), duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid.

"Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim live. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë.

Meruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat.", ka deklaruar Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat