Meta sulmon qeverinë për Vjosën: Të tërheqë licencat e hidrocentraleve!

Shqipëria

Meta sulmon qeverinë për Vjosën: Të tërheqë licencat e hidrocentraleve!

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:03
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë ta shpallë Park Kombëtar të gjithë hapësirën e Lumit Vjosa, për të mbrojtur resurset e saj.

Në një postim në faqen e tij zyrtare. Meta thekson se: “Përshëndes zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore, vendase dhe të huaja, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Qeveria të dëgjojë zërin e komunitetit, aktivistëve të mjedisit, botës akademike, personaliteteve vendase e të huaja dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik”.

Presidenti nuk përmend se për cilat projekte bëhet fjalë dhe se për çfarë bëhet fjalë.

“Jemi të vendosur të vijojmë pa u lodhur përpjekjet tona energjike për të mos lejuar me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë të Qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa. E gjithë lugina të shpallet Park Kombëtar!”, shkruan Meta.

Para disa muajsh kryeministri Edi Rama deklaroi se: “Qeveria jonë e ka shpallur park kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me parkun. Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat