Tom Doshi: Emri im do jetë në listat zgjedhore të 25-prillit, kandidoj në 4 qarqe

Shqipëria

Tom Doshi: Emri im do jetë në listat zgjedhore të 25-prillit, kandidoj në 4 qarqe

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:37
Tom Doshi

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi regjistrimin e PSD-së si parti garuese më 25 prill, por me kryetar Engjëll Bejtja, vjen edhe reagimi i Tom Doshit.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, vetë Doshi sqaron se në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ai kryetari i Partisë Social Demokrate në listat zgjedhore.

Doshi sqaron se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë duhet pritur data 19 shkurt.

Nisur nga ky fakt, PSD për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat