Skandali me librat shkollorë, mësuesja Keta: E kemi vendosur në bixhoz arsimin

Shqipëria

Skandali me librat shkollorë, mësuesja Keta: E kemi vendosur në bixhoz arsimin

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:52
Libri shkollor

Mësuesja e njohur, Majlinda Keta, tha ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” se “e kemi vendosur në bixhoz arsimin”.

Teksa po diskutohej për gabimet dhe gafat e shumta që gjenden në tekstet shkollore, Keta tha se “kemi tradhtuar edhe mësuesit”.

Sipas saj, politika altertekste është dëmi më i madh që i është bërë tekstit shkollor. “Këto tekste nxisin analfabetizmin”, shtoi mësuesja.

“Alterteksti i tre viteve të fundit kanë cenuar prestigjin e teksteve. Nuk ka ruajtur ADN e arsimit të viteve ’90.  Ka përkthime që na sjellin në çështje qesharake. Alibia më e madhe e altertekstit është futja e biznesit dhe politikës.  Në 2014 Ministria e Arsimit bëri një ndërhyrje ku thoshte: ‘Të eliminohen tekstet që zgjidhen në më pak se 3 mijë kopje. Ku këto kopje mund të ishin më cilësor që ato që ishin në treg. Dhe tekstet zgjidhen nga drejtorët politikë të shkollës dhe mësuesit”, përfundoi Keta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat