Dy urat osmane të Rrugës së Arbrit/ Vijojnë të përdoren ende, rrezikohen nga mosmirëmbajtja

Shqipëria

Dy urat osmane të Rrugës së Arbrit/ Vijojnë të përdoren ende, rrezikohen nga mosmirëmbajtja

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 20:26
Foto

Dy monumente kulture, vetëm 30 minuta larg kryeqytetit janë lënë në harresë dhe në rrezik dëmtimi. Ato ndodhen në Rrugën e vjetër të Arbrit dhe datojnë që nga periudha osmane.

Në ciklin Fshatrat e Shqipërisë në Top Channel këtë të shtunë, u tregua historia e këtyre dy monumenteve.

Ura e Kurcaj, është e para. Dikur ishte e vetmja mundësi lidhëse midis Krujës dhe Tiranës. Prej aty duket një pamje fantastike. Edhe pse gjysmë e rrënuar sot ajo vijon të tërheqë vëmendjen e shumë vizitorëve të huaj të cilët e bëjnë në këmbë këtë rrugë deri në urën tjetër të Abdyl Agës.

Kjo rrugë e vjetër i shërbente lidhjes mes trevave shqiptare duke lidhur Shkodrën, Lezhën dhe Dibrën, nëpërmjet Malesisë së Tiranës dhe asaj të Matit. Edhe sot pas disa shekujsh urat që janë mbi të vijojnë të përdoren nga kalimtarët e këtyre zonave njësoj si në mesjete kur i shërbente karvanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat