Rama tregon si do të bëhen punësimet në Spitalin e Fierit: Do të menaxhohet nga turqit!

Shqipëria

Rama tregon si do të bëhen punësimet në Spitalin e Fierit: Do të menaxhohet nga turqit!

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani se spitali turk, që po ndërtohet në Fier, do të menaxhohet nga turqit për tre vitet e ardhshme dhe po kështu edhe shefat e pavijoneve dhe kryeinfermierët do të jenë vijnë nga Turqia.

Gjatë një takimi në Elbasan, Rama tha se ky spital do të jetë shembull për autonominë spitalore.

“Turqia deri para 15 vjetësh e ka pasur sistemin shëndetësor në një gjendje shumë të keqe. Ne kemi avancuar në rindërtimin e spitaleve dhe riorganizimin e linjave të furnizimit të tyre dhe tani duhet të hedhim këtë hap. Funksionimi i autonomisë spitalore do të vihet në jetë në spitalin rajonal të Fierit. Nuk mund të paguhen njësoj dy mjekë që punojnë në një spital dhe që njëri bën më shumë orë pune dhe tjetri më pak. Si organizohet gjithë kjo? Nga ana tjetër, për të mos humbur në debat teorik është shumë më e udhës të ndjekim rrugën praktike.

Spitali rajonal i Fierit do të ketë një personel të përzier. Do të vijnë nga Turqia 50 persona që nga menaxheri, shefat e pavionëve, kryeinfermierë dhe do ketë rreth 320 personel shqiptarë që do të zgjidhen nga stafi turk që janë sot në sistem ose që janë në pritje përmes portaleve dhe pastaj do të ketë një periudhë tranzicioni 2-3 vjet ku i gjithë menaxhimi i spitalit do të jetë në proces dhe ky spital do të shërbejë si pilot për të parë funksionimin dhe për të prezantuar këtë model edhe spitalet e tjera për të ndjekur eksperiencën dhe për të ndarë opinion dhe për të përgatitur autonominë spitalore. Në 4 vitet e mandatit të tretë, do të kemi gjithë kohën e nevojshme për autonominë spitalore”, u shpreh kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat