Shpërthimi i lëndëve toksike në Korçë, ushtria ndërhyn dhe neutralizon zjarrin: Frika për 2 vatra

Shqipëria

Shpërthimi i lëndëve toksike në Korçë, ushtria ndërhyn dhe neutralizon zjarrin: Frika për 2 vatra

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas zjarrit të rënë pasditen e së shtunës në ish-depot e Trikotazhit në Korçë, u kërkua ndërhyrja e Forcave të Armatosura për shkak të djegies së lëndëve kimike dhe ndotjen e zonës përreth.

Një grup nga kompania e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë të Forcës Tokësore shkoi në vendngjarje ku bëri matjet me aparatura të posaçme të zbulimit kimik, duke evidentuar 2 vatra të ndryshme brenda godinës, të cilat kishin shkaktuar reaksionin kimik.

Pasi analizuan të gjithë faktorët, specialistët e kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë i neutralizuan të dyja vatrat që shkaktonin ndotjen.

Pasi neutralizimit të vatrave, specialistët monitoruan vatrat për rreth 2 orë në pritje se mos riaktivizoheshin sërish, gjë e cila nuk ndodhi.

Pasditen e së shtunës një zjarr përfshiu fabrikën e ish-Trikotazhit në qytetin e Korçës. Lëndët kimike që u dogjën bënë reaksion duke lëshuar në ajër gazra toksikë, shumë të dëmshëm për jetën e qytetarëve.

Puna ka zgjatur deri në 4 të mëngjesit ku një grup prej 12 ekspertësh kimie të Forcave të Armatosura, të pajisur me pajisje të posaçme për të percaktuar nivelin e ndotjes brenda në vatër dhe jashtë godinës. U eleminuan 6 vatra aktive të cilat nuk kanë më rrezik përhapje. 

Fabrika e trikotazhit që në sistemin e kaluar e bëri Korçën një ndër qytetet me prodhimin më të madh, dhe që furnizonte të gjithë popullsinë me tekstile, të shtunën rrezikoi më shumë se 10 familje në lagjen nr 9.

Lëndët toksike, të mbetura në ndërtesën e vjetër e të shkatërruar që nga viti 1990 kanë bërë reaksion, duke çliruar gazra dhe duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Menjëherë pas çlirimit të gazrave, banorët e alarmuar hodhën akuza ndaj autoriteteve lokale, duke thënë se kanë bërë kërkesa para disa muajsh por nuk është marrë asnjë masë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat