Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Artan Hoxha: Një mesazh nga amerikanët për politikën e juristët

Shqipëria

Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Artan Hoxha: Një mesazh nga amerikanët për politikën e juristët

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:06
Artan Hoxha

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rënditur ish-kreun e KED Ardian Dvorani mes 12 kampionëve kundër korrupsionit.

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në ABC për të folur rreth këtij vlerësimi të bërë nga SHBA për Dvoranin, ku tha se ky është një mesazh nga ana e amerikanëve.

“SHBA është investitori dhe iniciatori kryesor i reformës në drejtësi…Në ato që janë thënë për Dvoranin, nuk marr asgjë 100 për qind të saktë. Qëndrimi i tij aty lejoi, mundësoi vazhdimin e reformës, edhe pse me hapa të ngadaltë.  Sulmi që iu bë, është një njeri që ka votuar kundër Metës. Ne pamë nga videot e Dritan Priftit se çfarë ndodhte në nivelet e larta.”

Ndër të tjera Hoxha u shpreh se Dvorani është një nga njerëzit më të goditur personalisht nga korrupsioni shtetëror pasi humbi vëllain në tragjedinë e Gërdecit.

“U quajt pozitive që ai nuk votoi pro për Metën, por nuk ishte as kundër.”

Duke u kthyer tek vlerësimi që SHBA i bëri ish-kreut të KED, Hoxha tha se mesazhi në këtë rast është si për klasën politike, por edhe për juristët e tjerë të sistemit.

“DASH e ka dhënë një mesazh për këtë çështje, kush tenton të krijojë pengesa ndaj një projekt i të financuar me paratë e amerikanëve. Cilësohet nga këta diplomatë si një kundërshtar i hapur. Ky është një mesazh për ata që mundohen të  flasin me simbole, duke dekoruar Dvoranin, ata duan të motivojnë juristët e tjerë, ne na keni mbrapa.”

Gjatë bisedës Hoxha theksoi se SHBA po ia komunikon me simbole klasës politike dhe juristëve që do ta mbështesë reformën në drejtësi, pavarësisht kostos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat