Gruaja e minatorit që humbi jetën një ditë më parë: Kam një vajzë të sëmurë, shteti të më ndihmojë

Shqipëria

Gruaja e minatorit që humbi jetën një ditë më parë: Kam një vajzë të sëmurë, shteti të më ndihmojë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:57
Fatbardha Karaj

Gruaja e minatorit Fiqiri Karaj, i cili humbi jetën një ditë më parë në një aksident të ndodhur në një nga galeritë e zonës D në Bulqizë shprehet se kryefamiljari ishte i vetmi që punonte.

Fatbardha Karaj në një prononcim për ABC bën me dije se e ka të vështirë ta mendojë jetën pa kryefamiljarin i cili ishte dhe i vet mi që kujdesej për të ardhurat e familjes.

Bashkëshortja e 49 vjeçarit thekson se për lajmin e hidhur e kishte telefonuar kunata.

Ndër të tjera ajo thekson se bashkëshorti i saj prej vitesh ka punuar në galeri të ndryshme dhe në zonën D kishte vetëm një vit që kishte filluar punë.

“Një vit e ca. Ka pas punuar në Krastë, atje e mbylli se nuk paguheshin. Kam tre goca, nuk kemi asnjë të ardhur, kam një gocë të sëmurë, me probleme çdo dy muaj shkoj në Tiranë. Kërkoj çfarë të jetë e mundur. Shtëpi nuk kam, asgjë nuk kam. Më mori kunata në telefon ajo më gënjeu më tha kam fëmijën e sëmurë dhe unë e mora dhe një herë dhe më thanë pastaj ka vdek burri. Kaq! Nuk thoshte që është vështirë shumë, nuk ankohej asnjëherë. Ka shumë vite që ka punuar. U mundua të futet tek shtetërori dhe nuk u bë gjë dhe u fut tek privati prap”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat