Gent Ibrahimi: Mënyra si u zgjodhëm nuk ishte aspak e denjë!

Shqipëria

Gent Ibrahimi: Mënyra si u zgjodhëm nuk ishte aspak e denjë!

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:06
Gent Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një instervistë në RTSH nuk i ka kursyer edhe batuat.

Teksa riktheu vëmendjen tek zgjedhja e tij në krye të këtij dikasteri, Ibrahimi tha se mënyra se si u zgjodh nuk ishte aspak e denjë.

Kjo për faktin se, në një kohë që për të duhet të vendoste parlamenti me shumicë votash, ai ishte thjeshtë një emër në enën e qelqit që fatmirësisht u kap nga dora, siç e quan ai, “e bekuar e Manjës”.

Gent Ibrahimi: Ne jemi funksionarë të rëndësishëm. Ta do mendja se mënyra se ti zgjidhesh për të bërë këtë detyrë duhet të jetë një mënyrë, që të përkojë me rëndësinë e detyrës tënde, dreqi ta hajë.

Për fat të keq mënyra se si jam zgjedhur unë dhe Erioni nuk është aspak e denjë, në një kohë që për ne duhet të vendosi parlamenti me 3/5, me një shumicë të fortë.

E vërteta është që jemi zgjedhur me short. Ishte dora e bekuar e zotit Manja që hyri në një enë prej qelqi me disa topa dhe njëri nga ato topat isha unë.

Dua ta ndaj me publikun sot që kryetari i nderuar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në fund të fundit është një gogël në enën e qelqit e kapur nga dora e bekuar e zotit Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat