Basha mbledh drejtuesit e qarqeve/ Nesër firmoset koalicioni paszgjedhor me Kryemadhin

Shqipëria

Basha mbledh drejtuesit e qarqeve/ Nesër firmoset koalicioni paszgjedhor me Kryemadhin

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 18:24
Basha dhe Kryemadhi

Siç do të dielë, edhe sot, kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit. 

Burime për Ora News bëjnë me dije se, Basha u ka kërkuar drejtuesve politikë të intensifikojnë takimet për të identifikuar votuesit e mundshëm, për të dëgjuar problemet e tyre, por edhe për të shpalosur sa më qartë programin politik të demokratëve.

Ndërkohë mësohet se, nesër Lulzim Basha do të nënshkruajë marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa të mërkurën u finalizua marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me 12 parti aleate.

Gjithashtu, Basha dhe aleatët e tij duhet të mendojnë edhe për listat e kandidatëve.

Ata kanë afat deri të hënën e ardhshme për të zgjedhur emrat që do ti përfaqësojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat