Shqiptarët optimistë për të ardhmen, mbi 41% presin përmirësim të ekonomisë së vendit dhe ekonomisë familjare

Shqipëria

Shqiptarët optimistë për të ardhmen, mbi 41% presin përmirësim të ekonomisë së vendit dhe ekonomisë familjare

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:52
Ilustrim

Shumica e shqiptarëve mendojnë se situata aktuale se si po shkojnë gjërat në vend është e keqe, megjithatë ka optimizëm se në të ardhmen ekonomia do të përmirësohet.

Kjo u vu re nga sondazhi i dytë të MRB-së për Euronews Albania, mbajtur në periudhën 25 janar 12 shkurt dhe analizuar me ekspertë në studio.

Nga sondazhi rezultoi se shumica (59.7%) e të pyeturve ishin pesimist duke u shprehur se “gjërat në Shqipëri po shkojnë keq” – një rritje me 1.7% krahasuar me sondazhin e parë.

Për situatën përgjithshme shumica (62.7%) e cilësoi negative gjendjen që po kalon ekonomia e vendit dhe diçka më pak negative (42.4%) gjendjen e ekonomisë familjare.

Mirëpo qytetarët duket se janë optimistë për periudhën e 12 muajve të ardhshme.

Shumica presin që ekonomia e vendit (42.3%) dhe ekonomia familjare (41.2%) të përmirësohet – 26.7% dhe 33.7% shprehen se do të qëndrojë njësoj, 27.5% dhe 24.3% shprehen se do të përkeqësohet.

Metodologjia

Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat