Ishte e intubuar, kush është studentja 22 vjeçare që vdiq nga koronavirusi

Shqipëria

Ishte e intubuar, kush është studentja 22 vjeçare që vdiq nga koronavirusi

Më: 6 mars 2021 Në ora: 13:07
Euxhena Jorgji

Zbulohen detaje të reja për vdekjen e 22 vjeçares nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për studenten Euxhena Jorgji nga Kolonja, cila studionte në Tiranë për financë.  Beteja e saj me këtë virus ishte e gjatë, por fatkeqësisht nuk ia doli të triumfonte.

Jorgji prej 1 muaji ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej 1 javë ishte në intubim. Nga sa raportohet, 22-vjeçarja vuante edhe nga kockat. 

Mësohet se ajo ka ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa lajmi konfirmohet edhe nga faqet lokale të rrjeteve sociale në Kolonjë.

Vdekja e të rinjve është kthyer në këmbanë alarmi në vendin tonë dhe tregon se askush nuk është imun ndaj virusit.

Pak ditë më parë, edhe një 18 vjeçar humbi jetën nga virusi, duke u bërë viktima më e re në Shqipëri. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat