Ndotja e Shkumbinit, eksperti: Ndikon keq në shëndetin e njerëzve, uji përdoret për vaditje në bujqësi

Shqipëria

Ndotja e Shkumbinit, eksperti: Ndikon keq në shëndetin e njerëzve, uji përdoret për vaditje në bujqësi

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:57
Ahmet Mehmeti

Ndotja e lumenjve vazhdon të mbetet një shqetësim në vendin tonë Bizneset dhe banorët nga Prrenjasi në Elbasan janë të pamëshirshëm me Lumin Shkumbin. Nuk ju bëhet vonë as për shëndetin e tyre.

Hedhin mbeturinat përgjatë gjithë gjatësisë së lumit. Siç duket dhe nga pamjet plehrat janë shumë më të dallueshme, kur uji i lumit pas përmbytjeve tërhiqet.

Situata mjedisore në lumin Shkumbin drejt katastrofës. Sepse rreth 15-16 km aty ku lumi ka dalë dhe nga shtrati ka bërë që situate të jetë e tillë.

Kreu i klubit ekologjik të Elbasanit Ahmet Mehmeti thotë ky nivel I lartë ndotje ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve.

“Ujërat vëshojnë në të gjitha anët. Ato përdoren edhe për ujitje. Duke u përdorur të ndotura ato infektojnë bimësinë, ushqimin e njërzve. Kështu që hyn në zinxhirin ushqimor. Pasojat janë të mëdha në organet e tretjes dhe në organet të tjera”, ka thënë Mehmeti.

Eksperti i mjedisit ka dhe një mesazh për institucionet që nuk kryejnë detyrën.

“Duhet të mbajnë përgjegjësi organet që paguhen për këtë punë. Të mbajnë barrën dhe të zbatojnë ligjin. Moszbatimi i ligjit krijon këtë situatë dhe shumë të dëmshme”, ka thënë ai.

Nuk dihet kur ka qenë hera e fundit që lumi Shkumbin është pastruar nga mbeturinat, një pjesë e të cilave duan vite të shpërbëhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat