Shqiptari qëllon me thikë fqinjin e tij në Itali

Shqipëria

Shqiptari qëllon me thikë fqinjin e tij në Itali

Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Një 36 vjeçar shqiptar në Itali ka qëlluar me thikë fqinjin e tij maroken.

Sipas mediave italiane mësohet se shqiptari e ka sulmuar me një thikë kuzhine me një teh të gjatë 21 cm. Sulmi ndodhi në pragun e banesës së viktimës, i cili i kishte hapur derën fqinjit po e imagjinuar aspak se çfarë e priste.

Sulmi mund t’i kushtonte jetën punëtorit 30-vjeçar maroken, i cili mori një plagë afër zemër por që u trajtua në spital dhe mbijetoi.
Ndërkohë banorët e zonës thonë se shkaku ishte muzika e lartë e fqinjit.

Sipas hetimeve, B.B ishte larguar nga banesa e tij duke marrë një thikë kuzhine me qëllim të qartë për të vrarë. Sapo u gjend para viktimës, ai e goditi atë pa thënë asnjë fjalë. Më pas, marokieni arriti të largohej i plagosur dhe gjakosur, duke kërkuar ndihmë në rrugë.

Ishin britmat e tij që tërhoqën vëmendjen e lagjes dhe menjëherë dhanë alarmin që lejoi të gjithë patrullat e karabinierëve të cilat arrestuan shqiptarin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat