Tornitori më i vjetër i Fierit/ Edhe pse ka 10 vite që ka dalë në pension, vijon të punojë

Shqipëria

Tornitori më i vjetër i Fierit/ Edhe pse ka 10 vite që ka dalë në pension, vijon të punojë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 00:56
Ismail Qyrana

Ndonëse ka 10 vite që ka dalë në pension, Ismail Qyrana vazhdon të ushtrojë profesionin e vështirë të tornitorit.

Ai është tornitori më i vjetër në Fier dhe ka mbi shpatulla 54 vite punë në këtë profesion të vështirë.

Punën e ka filluar në moshën 18 vjeçare, menjëherë pasi përfundoi shkollën e mesme në Kuçovë. Deri në vitin 1995 ka punuar tornitor në ndërmarrjet e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, ndërsa më pas ka ushtruar aktivitet privat.

72 vjeçari thotë se gjatë diktaturës, profesioni i tornitorit, ndonëse ndër më të vështirët, nuk ishte i vlerësuar.

Ismaili profesionin e ka trashëguar tek i biri, për të cilin thotë se nxënësi është bërë më i mirë se ustai.

Eduarti, djali i Ismailit kur ishte fëmijë pasi mbaronte shkollën kthehej tek puna e të atit. Atje Eduarti mësoi zanatin nga ustai më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat