Këlliçi: Marshuam për të shprehur kundërshtinë ndaj trajtimit të gruas në shoqërinë shqiptare

Shqipëria

Këlliçi: Marshuam për të shprehur kundërshtinë ndaj trajtimit të gruas në shoqërinë shqiptare

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka postuar në faqen e tij ne facebook një mesazh shoqëruar me foto nga protesta e grave nga Kombinati, Vaqarri dhe Unaza e Re.  

“Marshuam në rrugët e Kombinatit për të shprehur kundërshtinë tonë ndaj trajtimit jodinjitoz të gruas në shoqërinë shqiptare, nga shteti tek individi”.

Ja postimi plotë:

Qëndroj sot krah zonjave dhe vajzave të Kombinatit, Vaqarrit dhe Unazës së Re për të protestuar për më shumë mundësi të barabarta në arsim, punësim dhe vendimmarrje.

Marshuam në rrugët e Kombinatit për të shprehur kundërshtinë tonë ndaj trajtimit jodinjitoz të gruas në shoqërinë shqiptare, nga shteti tek individi.

Kush zgjedh të festojë sot është në lirinë e vet, por 8 marsi duhet të na bashkojë të gjithëve në protestë, pa dallime gjinore, për respektimin shtetëror dhe shoqëror të nënave, grave dhe motrave tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat