“Ke marrë gjithçka nga PS, tani të ka ardhur radha…”, zbardhet debati mes Ramës dhe Bushatit

Shqipëria

“Ke marrë gjithçka nga PS, tani të ka ardhur radha…”, zbardhet debati mes Ramës dhe Bushatit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 00:28
Bushati dhe Rama

Ditmir Bushati është një prej emrave të lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në radhët e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ajo që u paralajmërua më herët nga Kryeministri Edi Rama, u zyrtarizua në listat përfundimtare që Partia Socialiste dorëzoi mbrëmjen e kësaj të hëne në KQZ, ku emri i Bushatit nuk ishte pjesë e tyre. Por gjatë mbledhjes së kryesisë së PS-së, mes Kryeministrit dhe Bushatit pati edhe debate.

“Më thonë që ka pasur debat mes Ramës dhe Bushatit. I ka thënë që ke marrë gjithçka nga PS, tani të ka ardhur radha t’ia kthesh”, tha Blendi Fevziu nga studio e “Opinion”, duke cituar burime.

Debatin e konfirmoi edhe gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, në një lidhje direkte nga selia rozë me “Opinion”.

“Mbledhja ishte shumë hermetike dhe shumë pak lajme rrodhën prej saj, përveçse kishte debate shumë të forta, që lidheshin kryesisht me listën e Tiranës, por edhe me Shkodrën. Mësohet se ka pasur një debat edhe mes Kryeministrit Rama dhe vetë Ditmir Bushatit, i cili ishte në Zoom, nuk ishte në selinë e PS në këtë mbledhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat