Fushë Krujë/ Shpërthen lënda plasëse në oborrin e banesës, shoqërohen në polici disa persona

Shqipëria

Fushë Krujë/ Shpërthen lënda plasëse në oborrin e banesës, shoqërohen në polici disa persona

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në fshatin Halil në Fushë Krujë.

Policia bën me dije se banesa është e pabanuar ndërsa janë shoqëruar disa persona të dyshuar, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e  banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat