“Është për syrin e keq”/ Kryeministri përballet me protestuesin në Laç: Rama ik por ikën vetë

Shqipëria

“Është për syrin e keq”/ Kryeministri përballet me protestuesin në Laç: Rama ik por ikën vetë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:09
Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Laçit, ku vijon puna në 11 kantiere të Rilindjes pas tragjedisë së tërmetit.

Pasi të përfundojë puna, qyteti i Laçit do të jetë më i bukur, më i fortë dhe më i jetueshëm se më parë.

“Sot kemi filluar kantierin e hapjes së Bashkisë Kurbin dhe si shumica e institucioneve në Kurbin, Bashkia ka dëme të mëdha nga tërmeti. Sot po bëjnë edhe matje. Janë hapur tre themelet e pallateve të reja. Njëri është këtu, dy janë në zona të tjera. Ndërkohë po hapet e gjitha hapësira për kulla të tjera për akomodimin e 200 familjeve”, tha kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara.

Ndërsa Rama mban në dorë fotografinë e Bashkisë së Kurbinit dhe thotë: “Ta shohin edhe qytetarët e Kurbinit çfarë kryetari kanë. A e kishit mendu kurbinsa një bashki kështu? Shiheni pak, ja, kjo është bashkia e re e Kurbinit. Bashkia më e bukur në Shqipëri do të dalë. Një tërmet u desh për ta kthyer përmbys Kurbinin.”

Gjatë inspektimit, ku ishte i shoqëruar nga Arben Ahmetaj dhe Lindita Nikolla, përballet me një protestues që thotë “Rama ik”. Kryeministri u ndalua menjëherë, por ai u largua.

“Hej zot i madh, Rama ik dhe ikën vetë”, tha Rama, ndërsa kryebashkiakja iu përgjigj, “Është për të prishur syrin e keq.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat