Ndryshe nga Korça, mësuesit në Pogradec nuk hezitojnë të marrin vaksinën AstraZeneca

Shqipëria

Ndryshe nga Korça, mësuesit në Pogradec nuk hezitojnë të marrin vaksinën AstraZeneca

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ndryshe nga Korça në Pogradec deri tani mësuesit nuk kanë refuzuar në masë vaksinën AstraZeneca.

Për shkak se në disa raste pas vaksinimit mësuesit kanë pasur temperature çka konsiderohet normale nga specialistët e shëndetit publik është koordinuar procesi për të mos shkaktuar bllokim të mësimit.

Teksa mësuesit janë vaksinuar ata tregojnë se janë stepur në fillim por thonë se ndjehen më të sigurt të vaksinuar

Mbi 85 mësues nga 740 që janë në shkollat e Pogradecit janë vaksinuar në dy ditët e para ndërsa nuk janë planifikuar për vaksinim ata të cilët kanë më pak se 3 muaj që kanë kaluar corona virusin dhe mësueset shtatzëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat