Me helikopter në QSUT, reagon kandidati i PS-së: Gjendja ime është stabilizuar

Shqipëria

Me helikopter në QSUT, reagon kandidati i PS-së: Gjendja ime është stabilizuar

Më: 18 mars 2021 Në ora: 00:45
Melaim Damzi

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Dibër, Melaim Damzi, i cili u dërgua me urgjencë në QSUT me helikopter gjatë ditës së sotme, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale.

Melaim Damzi shkruan në profilin e tij në Facebook se në QSUT ka mbërritur për shkak të disa problemeve me shëndetin si dhe për të bërë disa ekzaminime të hollësishme.

Postimi i plotë:

Mirëmbrëma të gjithëve, duke ju referuar lajmit të bërë publik ju bëj me dije, se ditën e sotme kam kaluar disa probleme shëndetësore, ku më është dashur për të bërë disa ekzaminime me të hollësishme pranë QSUT Tiranë.

Në këto momente gjendja ime shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat