Detaje nga aksidenti me vdekje/ Kush është studiuesi shkodran që humbi jetën mbrëmjen e djeshme

Shqipëria

Detaje nga aksidenti me vdekje/ Kush është studiuesi shkodran që humbi jetën mbrëmjen e djeshme

Më: 18 mars 2021 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme, në kryqëzimin e Dajçit, ku viktimë mbeti 55-vjeçari Eduard Grishaj.

Mësohet se Grishaj ishte edhe studiues dhe ka pasur një kontribut në demonstratat antikomuniste të 2 prillit.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, e cila në një postim në Facebook shkruan:

“Ngushëllime familjes Grishaj për ndarjen nga jeta, në mënyrë tragjike të familjarit model!

Studiuesi Eduard Grishaj ishte një qytetar i nderuar shkodran, një intelektual, që nuk do harrohet kurrë për kontributin e tij në demonstratën antikomuniste të 2 prillit e në pasurimin e memories kulturore të qytetit. Lavdi e mirënjohje!”

SI NDODHI AKSIDENTI

Grishaj ishte drejtuesi i makinës tip “Benz”, e cila si pasojë e përplasjes së fortë u fut e gjitha poshtë kamionit.

Nga informacionet  e siguruara nga “Panorama” bëhet e ditur se 55-vjeçari ndërroi jetë në vend, por u desh më shumë se një orë për nxjerrjen e makinës nga kamioni e më pas nxjerrjen e trupit të pajetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat