Ish ambasadori Foresti: Qeveria e Ramës është bërë regjim, vendi duhet të futet në shina!

Shqipëria

Ish ambasadori Foresti: Qeveria e Ramës është bërë regjim, vendi duhet të futet në shina!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:22
Paolo Foresti

I pyetur për zgjedhjet e 25 prillit, diplomati dhe ish-ambasadori italian në Shqipëri, Paolo Foresti, është shprehur në një intervistë për gazetën Mapo, se qeveria tetëvjeçare e Ramës është bërë përherë e më shumë një regjim dhe e ka larguar Shqipërinë nga Europa, si dhe niveli i demokracisë me qeverinë e tij është zvogëluar në mënyrë të rrezikshme.

‘Shpresoj shumë që këto zgjedhje të ndihmojnë Shqipërinë në përmirësimin e institucioneve për ta sjellë atë në Europë. Qeveria e gjatë e Ramës, e cila është bërë gjithnjë e më shumë një regjim, nuk ka dhënë rezultatet që prisnin zgjedhësit e saj dhe e ka mbajtur vendin larg Europës, tashmë edhe ajo duke luftuar për të zgjidhur shumë probleme të saj.

Niveli i demokracisë në Shqipëri me qeverinë Rama është zvogëluar në mënyrë të rrezikshme: ne shpresojmë që zgjedhjet të japin rezultate të afta për ta kthyer Shqipërinë në ‘shinat’ e duhura.

Pandemia, sigurisht i ka bërë gjërat më të vështira, si kudo, dhe, shpresoj, një ndryshim serioz në zgjedhjet e ardhshme mund ta bëjë udhëtimin më të shpejtë dhe më të sigurt të Shqipërisë drejt Europës.

Futja në listat e deputetëve të Partisë Socialiste edhe persona që lavdërojnë diktaturën është në kundërshtim edhe me Rezolutën e Parlamentit Europian të 19 shtatorit të 2019, për Kujtesën e viktimave të diktaturave, që dënon si krimet e ashtu edhe apologjinë e tyre ku ndër të tjera kjo Rezolutë shkruan:

‘Parlamenti Europian u bën thirrje të gjithë Shteteve Anëtare të BE-së që të bëjnë një vlerësim të qartë dhe parimor kundër krimeve dhe akteve të agresionit të kryera nga regjimet totalitare komuniste dhe naziste; 6. Dënon të gjitha manifestimet dhe përhapjen e ideologjive totalitare, siç është nazizmi dhe Stalinizmi, në BE’.

Kjo Rezolutë vlen edhe për shtetet aspirues për anëtarësim në familjen europiane dhe duhet të aprovohet edhe nga parlamenti i tyre’, ka deklaruar diplomati Foresti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat