Basha me fermerët në Berat: Qeverisja e ardhshme do t’ju mbështesë, fitorja e Ramës ishte aksident

Shqipëria

Basha me fermerët në Berat: Qeverisja e ardhshme do t’ju mbështesë, fitorja e Ramës ishte aksident

Më: 20 mars 2021 Në ora: 13:51
Basha me fermerët në Berat

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur sot Beratin për të vizituar. Basha u prit nga mbështetësit me thirrje dhe brohoritje, ndërsa tha se ishte tepër i emocionuar.

Gjatë vizitës atje, kreu i demokratëve ka zhvilluar një bisedë me disa fermerë në një ullishte në fshatin Bilçë. Basha iu premtoi atyre mbështetje në qeverisje  e ardhshme, ndërsa fitoren e Edi Ramës tetë vite më parë e cilësoi si aksidentale.

“Nuk i mungon asgjë ullirit tonë. është një pasuri i jashtëzakonshme. Kemi potencial të jashtëzakonshëm për ta kthyer eksportin e vajit të ullirit në një nga degët më me fitim.

Një keqqeverisje që u ka vënë lakun në fyt. Përfytyroni një qeverisje që do ta keni në krah. Disbursmi do të jetë i dixhitalizuar për të shmangur çdo mundësi korrupsioni. Nipti i fermerit do të jetë numri unik i kartës së identitetit të fermerit. Lehtësimi i procedurave të ekspertit. Aksesi në treg. Ulja e çmimit të naftës. Vendi me populli më i varfër në Evropë e paguan naftën njësoj si Suedia dhe Singapori. Një gjë ju kërkoj, ju keni duruara, tani kanë mbetur pak ditë për tu bërë të gjithë bashkë që të bëhet ndryshimi i mundur. Ne do t’ju përgjigjemi me plane pune. Me qeverinë në krah ju do të prodhoni, ju do të fitoni.  

Tetë vjet më parë ishte aksident, kjo nuk ka për ta përcaktuar të ardhmen tonë. Shqipëria do ndryshim. Ai duhet të marrë përgjegjësitë dhe ti kërkonte falje shqiptarëve që në mandatin e parë që nuk mbajti premtimet”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat