Reshje bore në veri dhe jug të vendit/ARRSH: Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset

Shqipëria

Reshje bore në veri dhe jug të vendit/ARRSH: Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset

Më: 21 mars 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

TIRANË – Disa qarqe në veri dhe jug të vendit janë përfshirë në këtë fund marsi nga reshje bore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se reshje bore me intensitet të ulët kanë përfshirë akset Pukë-Fushë Arrëz-Kukës dhe në Dardhë-Voskopojë.

ARRSH thekson se gjatë orëve të natës, por edhe në orët e para të mëngjesit kontraktorët janë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve.

Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat