Shtëpia e Fishtës/ Telashe me administrimin, por nuk mungojnë vizitorët

Shqipëria

Shtëpia e Fishtës/ Telashe me administrimin, por nuk mungojnë vizitorët

Më: 22 mars 2021 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Ornela Ndoka është stërmbesa e At Gjergj Fishtës e cila ka marrë iniciativën që të mbajë hapur dyert e shtëpisë së Fishtës e cila u restaurua muajt e fundit por për çështje administrimi u mbyll.

Tashmë në këtë shtëpi vizitorët kanë mundësinë që të shohin nga afër botimin e parë të Lahutës së Malsisë.

Ornela tregon se vizitorët në këtë shtëpi nuk kanë munguar edhe në kohet kur kjo ishte e shkatërruar por tashmë ajo shpreson që numri i tyre të rritet.

Është e rëndësishme që shtëpia të qendrojë e hapur për vizitorët në mënyrë që të mos zhduket historia dhe gjurmët e një prej personaliteteve më të shquara të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat