Meta vlerëson me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë

Shqipëria

Meta vlerëson me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar sot në një ceremoni solemne me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.

Në aktivitetin ku merrni pjesë krerët e komuniteteve fetare në vend, dekoratën e mori në emër të këtij Këshilli, Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Presidenti Meta teksa falënderoi këtë këshill për kontributin e paçmuar, deklaroi ndër të tjera se do duhet ende shumë punë në përsosjen e konsolidimin e demokracisë.
Ai tha se kthimi i plotë i pronave dhe pa vonesë komuniteteve fetare ka një rëndësi të veçantë.

“Me rëndësi kthimi i plotë dhe pa vonesë i pronave të komuniteteve fetare. Shoqëria jonë është bërë më e mirë falë punës suaj të palodhur.
Shoqëria jonë ju është mirënjohës për edukimin e palodhur të brezit të ri”, tha ndër të tjera Kreu i Shtetit.
Më pas fjalën e mori Kryegjyshi botëror i bektashinjve, kreu i radhës i Këshillit Ndërfetar Haxhi Dedë Edmond Brahimaj. Ai tha se kjo dekoratë na inkurajon për të vijuar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat