Luljeta Bozo: Që të bëhesha stërgjyshe e prisja, po që t'i futesha politikës...

Shqipëria

Luljeta Bozo: Që të bëhesha stërgjyshe e prisja, po që t'i futesha politikës...

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:33
Luljeta Bozo, Edi Rama

Luljeta Bozo, ishte e pranishme sot në takimin e kryeministrit Edi Rama me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në ambjentet e jashtme të stadiumit Air Albania.

Bozo, numri 1 në listën e PS në Tiranë, tha se që të bëhej gjyshe e stërgjyshe edhe e kishte pritur por që të futej në politikë nuk e kishte menduar kurrë.

Ajo tha se u bë pjesë e ftesës së kryeministrit pasi është e kënaqur me progresin që ka pasur vendi në këto vite.

“PS është parti shumë progresiste, ato që thotë i bën, nuk ka bërë vaki që premtimet mos t’i ketë mbajtur, dhe në këtë periudhë pati dy goditje të forta, si tërmeti dhe pandemia. Të gjithë duhet të dinë se ku e mori PS dhe ja ku jemi tani.

Unë që do bëhesha gjyshe dhe stërgjyshe edhe e kisha menduar, por që të futesha në politikë, kurrë s’e kisha menduar. Qeveria e tregoi veten se si e menaxhoi situatën në këto kohë të vështira. Kemi parë vendet rrotull shumë të fuqishme që edhe pas tërmetit, pas shumë vitesh akoma i ka banorët në çadra si Italia, po ashtu dhe i kanë mbaruar kapacitetet në spitalet anti-Covid,” tha Bozo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat