Shqipëria siguroi 1 mln doza/ Çfarë është vaksina kineze dhe ku ndryshon nga të tjerat

Shqipëria

Shqipëria siguroi 1 mln doza/ Çfarë është vaksina kineze dhe ku ndryshon nga të tjerat

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:22
Shqipëria siguroi 1 mln doza

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Shqipëria ka siguruar 1 milion doza të vaksinës kineze anti-Covid.

“Kemi siguruar 1 milion vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.

Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, bëri të ditur Rama.

Por, çfarë është vaksina kineze dhe në sa doza merret?

Ekspertja e ISHP-së, Iria Preza sqaroi për Top Channel se vaksina kineze do merret në dy doza, por ndryshe nga vaksina ruse apo edhe vaksinat e tjera, ajo është virus i dobësuar që injektohet dhe që nxit qelizat për të krijuar antitrupa.

“Vaksina kineze, ashtu si vaksinat e tjera që janë në përdorim, është një vaksinë e sigurt që ka një përdorim të gjerë.

Është një vaksinë, e cila merret me dy doza, pra një lloj si vaksinat që po përdorim. Por, në ndryshim nga ato, kushtet e ruajtjes i ka si vaksinat që përdorim zakonisht, pra është ruajtja në plus 2, plus 8.

Në ndryshim nga vaksinat e tjera që kemi marrë, kjo përbëhet nga virusi jo i gjallë, jo aktiv. Vaksina pasi injektohet do mundësojë njëlloj krijimin e antitrupave në organizëm. Në këtë mënyrë, kur vaksinohemi, kemi mbrojtje ndaj Covid”, bëri të ditur ekspertja e ISHP, Iria Preza.

Vaksina kineze do të aplikohet në moshën mbi 18 vjeç e lart dhe pritet që javën e parë të muajit prill të nisë vaksinimi masiv i popullatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat