Rasti i përdhunimit në Devoll, 43-vjeçarja me aftësi të kufizuara mendore rezulton edhe 6-muajshe shtatzënë

Shqipëria

Rasti i përdhunimit në Devoll, 43-vjeçarja me aftësi të kufizuara mendore rezulton edhe 6-muajshe shtatzënë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar nga përdhunimi në Devoll i 43-vjeçares me aftësi të kufizuara mendore.

Rezulton se pas kontrollit në spitalin e Bilishtit, se 43-vjeçarja është shtatzënë 6-muajshe.

Pas hetimeve, ajo ka deklaruar në Polici se është abuzuar seksualisht nga 20-vjeçari që është ndaluar tashmë nga Policia.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat