Aktori Liçaj i drejtohet ashpër Ramës: Nuk do ta lë kurrë betejën me ty

Shqipëria

Aktori Liçaj i drejtohet ashpër Ramës: Nuk do ta lë kurrë betejën me ty

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:58
Neritan Liçaj dhe Edi Rama

Aktori i njohur, Neritan Liçaj, i është kthyer ashpër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë “një zvarranik pushteti të mendësisë Bolshevike”.

Teksa publikon pamjet nga shembja e Teatrit Kombëtar, aktori thekson se nuk e ka lënë dhe nuk do ta lërë kurrë betejën me Ramën, që sipas Liçajt, nuk diti të ishte as artist, as sportist, as patriot, as vizionar, as mendjehapur, as politikan dhe as lider.

Mesazhi i aktorit Liçaj:

O Turi i Surreltit që nuk dite të ishe në rradhe te pare njeri,pastaj artist,pastaj sportist,pastaj patriot,pastaj vizionare,pastaj me mejehapur,pastaj politikan,pastaj lider,ti nuk ditë kurrë të jesh asnjëherë në jetën tënde asnjë nga këto!Ditë te jesh vetëm një zvarranik pushteti të mendësisë Bolshevike.

Kjo është përgjuar ime për ty.

Po,unë muk e kam lënë dhe nuk do e le kurre,betejën me ty.

Drita,kundër obskurit tënd.

E mira,kundër qelbit tënd.Dhe si dritëshkurter që je nuk di dhe,që e mira fiton gjithmonë.

Dhe ti e di une kam fituar tashmë,por do t’a çoj në fund.Une kur i filloj gjërat i çojë deri në fund.

Lamtumirë o hije e moçme…meqe ti vdes për batuta filmash të vjetër siç je dhe vetë.

S’kam për t’a lënë kurrë në mes atë që kam, dhe kemi filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat