“Arjan Sala, heroi ynë”/ Presidenti Meta bën dedikimin e ndjerë për 32-vjeçarin

Shqipëria

“Arjan Sala, heroi ynë”/ Presidenti Meta bën dedikimin e ndjerë për 32-vjeçarin

Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:56
Arjan Sala

Presidenti ilir Meta ka shprehur dhimbjen për vdekjen e 32-vjeçarit Arjan Sala. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta i ka shprehur ngushëllimet familjet, teksa vlerëson aktin e tij heroik.

“Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane”, shkruan ndër të tjera Presidenti.

Postimi i Metës

ARJAN SALA, HEROI YNË!

Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij.

Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.

Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.

Ngushëllimet më të ndjera familjes!

Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat