Programi ‘100 fshatrat’, mashtrim i Edi Ramës/ Dhurata Çupi: Qeveria e ka braktisur fshatin

Shqipëria

Programi ‘100 fshatrat’, mashtrim i Edi Ramës/ Dhurata Çupi: Qeveria e ka braktisur fshatin

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:08
Dhurata Çupi

Kandidatja për deputete e qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi, denoncoi mashtrimin e qeverisë me projektin “100 fshtatrat”.

Në qarkun e Dibrës janë 5 prej këtyre fshatrave, tek të cilat nuk ka asnjë investim. Dhurata Çupi, e cila ishte në Bushkash tha se premtimet e qeverisë janë në 3D, por në të vërtetë fshatrat janë lënë në mjerim.

Këtu jemi në fshatin Bushkash, i cili është një nga fshatrat për të cikat qeveria e Edi Ramës e ka patur në programin e “100 fshatrave”. Siç shikohet, në këtë nuk është bërë asnjë investim, as për projektin e “100 fshatrave” dhe asnjë investim tjetër. Në 8 vjet, dora e qeverisë është inekzistente.

Përveç Bushkashit, është fshati Guri i Bardhë, janë edhe Zerqani, Radomira, Radishti. Janë 5 fshtatra, pjesë e programit “100 fshatra” oër zhvillimin e turizmit. Nuk ka asnjë investim. Ka zero vëmendje për të zhvilluar këta fshatra dhe fshatin në tërësi”- tha Dhurata Çupi nga Bushkashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat