Me lot në sy, gruaja e Arjan Salës shtrëngon certifikatën: Është hero!

Shqipëria

Me lot në sy, gruaja e Arjan Salës shtrëngon certifikatën: Është hero!

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:09
Bashkëshortja e të ndjerit Arjan Sala

Bashkëshortja e të ndjerit Arjan Sala, i cili u shpall “Dëshmor i Atdheut”, sepse shpëtoi jetën e të tjerëve dhe mbeti i bllokuar në mes të flakëve, ka dalë para kamerave me certifikatën në dorë.

Me lot në sy, ajo tha: “Është hero”.  Certifikatën e mori nga kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi familjen e të ndjerit gjatë ditës së sotme dhe u takua me babanë, nënën, bashkëshorten dhe të afërm të tjerë.

Sala la pas një fëmijë të vogël. Në përpjekje për të shpëtuar punonjësit e tjerë nga flakët që përfshinë magazinën e një qendre tregtare, Sala mbeti i bllokuar dhe doli i pajetë pas disa ditësh.

Ndërsa xhaxhai i të ndjerit doli në një prononcim për mediat duke thënë: “Sapo na ka bërë një vizitë kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe i ka dorëzuar familjes të të ndjerit Arjan Sala certifikatën ‘Dëshmor i Kombit’, të cilën ja ka dorëzuar babait, por në pamundësi që ai të flasë, është vëllai i Arjanit, Edmondi që do jua paraqesë.”

Image

 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat