Kush janë 4 të të rinjtë që u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike

Shqipëria

Kush janë 4 të të rinjtë që u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Katër të rinj janë arrestuar sot nga policia pasi u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike në Rrëshen.

Të arrestuarit janë: Orion Kola, 23 vjeç, Enea Qazimi, 23 vjeç, Klodjan Shabani, 33 vjeç dhe Emanuel Gjoka, 27 vjeç.

Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në qytetin e Rrëshenit, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.7 lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat