Bushati denoncon Beqajn: Bën thirrje për të votuar PS në qendrat shëndetësore Pukë e Fushë-Arrëz

Shqipëria

Bushati denoncon Beqajn: Bën thirrje për të votuar PS në qendrat shëndetësore Pukë e Fushë-Arrëz

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:13
Helidon Bushati

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Shkodrës, njëkohësisht kandidati për deputet, Helidon Bushati denoncoi sot para opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare atë që e quajti “dhunimin e hapur që Ilir Beqaj, për qëllime elektorale po i bën Kodit Zgjedhor.”

“Sot, nga qendrat shëndetsore të Pukës dhe Fushë-Arrëz është shfaqur në krah të stafit mjekësor duke bërë thirrje për të votuar Partinë Socialiste.

Institucionet publike nuk mund të kthehen në zyra elektorale në shërbim të propagandës rilindase, që sot, rrezikon të infektojë standardet e këtyre zgjedhjeve.” denoncon Bushati.

Ndër të tjera ai shton se institucionet e varësisë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të jenë peng dhe nuk mund të keqpërdoren nga një ish-ministër dhe kandidat që mund të mendojë se është mbi ligjin.

“Përdorimi i institucioneve, fondeve dhe administratës publike, është shkelje e rëndë dhe flagrante e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën elektorale dhe burime njerezore.

Si drejtues politik i Qarkut Shkodër dhe kandidat i Partisë Demokratike, Bushati i bën thirrje misionit vëzhgues OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të kenë parasysh këto shkelje “flagrante të ligjit dhe cënimin e zgjedhjeve të lirë “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat