Banorët e Astirit protestë për pallatet pa hipotekë: Pronari me Covid, Bashkia nuk përgjigjet

Shqipëria

Banorët e Astirit protestë për pallatet pa hipotekë: Pronari me Covid, Bashkia nuk përgjigjet

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:03
Banorët e Astirit

Banorët e katër pallateve në Astir protestuan sot për mosmarrjen e hipotekës së apartamenteve .

Ata i janë drejtuar bashkisë së Tiranës për zgjidhje, por kjo e fundit i ka kthyer mbrapsht duke thënë se për këtë duhet ti kërkojnë llogari pronarit të ndërtesave.

Ky i fundit ndërkohë është i sëmurë me Covid 19.

“Te hipoteka më thonë je në rregull por duhet të bëhet 100% pallati, 42 hyrje. Por dikush është në Australi, Kanada. Nuk na i bëjnë kurrë nëse nuk bëhet gjithë pallati.”

“Shteti të marrë masa, të na bëjë dokumentat e shtëpive.”

“Hipoteka më duhet se i kam paguar lekët.”

“Nuk ka shtet këtu, janë të gjithë hajdutë. Mjerë popullin çfarë e ka gjetur.”

“Na ka marrë lekët dhe nuk bën asnjë veprim, asgjë. Kontaktuam disa herë me pronarin, tani nuk na hap telefonin. Ne duam të drejtën tonë të na bëhet hipoteka e shtëpisë, kaq duam ne.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat