Zyra elektorale pranë qendrave të votimit, Vokshi padit Manastirliun: KQZ të mos bëhet palë me PS

Shqipëria

Zyra elektorale pranë qendrave të votimit, Vokshi padit Manastirliun: KQZ të mos bëhet palë me PS

Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:32
Albana Vokshi

Albana Vokshi sjell fakte për shkeljen e ligjit elektoral nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Të dyja mbulojnë njësinë 9 në Tiranë, por Vokshi tregon se kandidatja e PS ka hapur të paktën 2 zyra elektorale shumë pranë objekteve të përcaktuar si qendra votimi.

Vokshi ishte tek shkolla “Jeronim de Rada”, ku pak hapa më tej Ogerta Manastirliu ka hapur një zyrë.

Kodi Zgjedhor e ndalon hapjen e zyrave elektorale deri në 300 metra nga qendrat e votimit. Të njëjtën gjë, Ministrja e Shëndetësisë ka bërë edhe tek Kopshti 3.

“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”, shprehet Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS.

Ndërkohë i bën thirrje edhe KQZ-së.

“I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra.”, vijoi kandidatja demokrate, e cila tregon se edhe pas denoncimeve zyrtare të depozituar në KQZ, nuk ka akoma asnjë reagim nga ky institucion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat