Frika nga AstraZeneca, mjeku shqiptar në Londër: Sulm ekonomik dhe politik së bashku

Shqipëria

Frika nga AstraZeneca, mjeku shqiptar në Londër: Sulm ekonomik dhe politik së bashku

Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:58
Adrian Fandi

Ditën e sotme në orën 16.00 Agjencia Evropiane e Barnave do të japë një tjetër prononcim në lidhje me sigurinë e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, rreth rasteve të trombozës.

I ftuar në studion e ABC ishte mjekut shqiptar në Londër Adrian Fandi i cili u shpreh se ajo që po ndodh me këtë vaksinë është një sulm ekonomik dhe politik së bashku.

Adrian Fandi thotë se vaksina është kthyer tashmë në një shënjestër, ndërsa thekson se rastet e trombozës pas marrjes së dozës janë të papërfillshme.

“AstraZeneca është bërë një target. Anglia i kishte blerë dozat më të mëdha. 15-17 milionë anglezë janë vaksinuar. Prej këtyre janë regjistruar 7 raste fatale, pasi e kanë marrë vaksinën.  Shumë e ulët nga ana e përqindjes.”

Ndër të tjera Fandi ngre shqetësimin për mënyrën sesi po raportohen rastet e trombozës në media, pasi sipas tij, ka pasur efekte të tilla anësore edhe pas bërjes së Pfizer, por për mediat kjo nuk ka pasur inters.

“Për Pfizer kemi statistika të brendshme. Në 40 vetë, personeli te puna ime, 7 u sëmurën me Covid-19. Është gjë normale. Pas 1 viti e morën Covid pasi u vaksinuan…Rast fatal nuk kemi pasur. Kemi pasur edhe trombozë pas Pfizer. Por asnjë gazetar nuk shkroi.”

Gjithashtu Mjeku theksoi se këto efekte anësore mund të ekzistojnë, por ajo që ka rëndësi është numri thuajse i papërfillshëm. Ai solli si shembull rastin e kontraceptivëve që merren nga gratë, të cilët shkaktojnë trombozë në 5 për qind të rasteve.

“Duhet kuantifikuar numri i të sëmurëve. Varet si e pasqyron statistikën. Kjo është një luftë ekonomike e mbështetur nga një luftë politike.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat