Zgjedhjet e 25 prillit/ Shehaj: Sondazhet e vërteta tregojnë fitore të thellë të Partisë Demokratike

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shehaj: Sondazhet e vërteta tregojnë fitore të thellë të Partisë Demokratike

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:00
Zgjedhjet e 25 prillit/ Shehaj: Sondazhet e vërteta tregojnë fitore të thellë të Partisë Demokratike

“Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, sipas sondazheve të vërteta, jo sondazheve të rreme e të blera, do të jetë një fitore e thellë e Partisë demokratike dhe opozitës”, tha Agron Shehaj drejtuesi politik I fushatës së PD-së në Tiranë, në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa.

“Jam I bindur se do të jetë një fitore e thellë e opozitës. E konstatoj këtë frymë në çdo takim që kam çdo ditë, në çdo kënd të Tiranës, me njërëz të shumtë me të cilët takoj dhe bisedoj, me nejrëz që me tregojnë problemet dhe sfidat e tyre.  Shqiptarët janë të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës. Ata kanë nevojë për një ndryshim real e të thellë”, tha Agron Shehaj.

Duke ju referuar sondazheve të deritanishme që  kanë publikuar rezultatet e trye të para, Shehaj tha se  “sondazhet janë një instrument i mirë për të kuptuar tendencën. Kanë gabuar edhe në vende të tjera, sikurse edhe kanë dhënë rezultate të sakta. Këtu në Shqipëri, fatkeqësisht edhe sondazhet si shumë gjëra të tjera ne i përdorim sipas interesave. Por dua të them se sondazhet e vërteta nxjerrin bindshëm, fituese,  Partinë Demokratike”- tha Shehaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat