Kapriçot e motit/ Rikthehet shiu dhe dëbora gjatë javës që vjen

Shqipëria

Kapriçot e motit/ Rikthehet shiu dhe dëbora gjatë javës që vjen

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:59
Ilustrim

Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura.

Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.

Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.   

Image
Moti
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat