‘Rama nuk ka menduar në asnjë ditë për shqiptarët’/ Tabaku: Shqipëria ndryshon duke votuar PD

Shqipëria

‘Rama nuk ka menduar në asnjë ditë për shqiptarët’/ Tabaku: Shqipëria ndryshon duke votuar PD

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:50
Jorida Tabaku

Kandidatja e PD për deputete në Tiranë, Jorida Tabaku, ka vijuar takimet me banorët e qytetit, duke theksuar se gjendja aktuale e mjerueshme e familjeve, ka ardhur si pasojë se Rama nuk ka menduar në asnjë ditë për shqiptarët.

‘Në çdo derë që kam trokitur kam dëgjuar qytetarë që refuzojnë t’i hapin derën Ramës, që refuzojnë për të dëgjuar gënjeshtrën e tij. Qytetarët kanë për të vendosur jo mes Ramës apo Bashës por mes një njeriu që gënjen dhe një njeriu që ka marrë angazhime’, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Për të ndërtuar një vend më të mirë na duhet një qeverisje që mendon për qytetarët. Rama nuk ka menduar në asnjë ditë për shqiptarët dhe familjet e tyre.

Në çdo derë që kam trokitur kam dëgjuar qytetarë që refuzojnë t’i hapin derën Ramës, që refuzojnë për të dëgjuar gënjeshtrën e tij.

Qytetarët kanë për të vendosur jo mes Ramës apo Bashës por mes një njeriu që gënjen dhe një njeriu që ka marrë angazhime.

Të gjithë e dimë se si Shqipëria mund të ndryshojë, duke votuar PD dhe numrin 9! Voto PD! Voto 9! #shqiperiafiton #familjafiton #qytetifiton

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat