Shpërthimi në Orikum/ Pronari i banesës me të shkuar kriminale

Shqipëria

Shpërthimi në Orikum/ Pronari i banesës me të shkuar kriminale

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në hyrje të një pallati në Orikum.  Eksplozivi është vënë pranë banesës së shtetasit Artan Xhelilaj., i cili rezulton me disa precedentë penalë në të kaluarën.

Mësohet se në momentin e shpërthimit, Xheliaj ishte brenda në banesë.

Ai ishte në arrest shtëpie prej pak kohësh nga gjykata e Vlorës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike ndërsa procesi gjyqësor kundër tij vijon.

Lënda plasëse duket se ka qenë një mesazh i qartë kundër Xhelilajt që të mos flasë, në të kundërt mund ta pësojë.

Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e pallatit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Ndërkohë, blutë e Vlorës po marrin në pyetje pronarin e shtëpisë, i cili ka dhënë disa emra mbi autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe një nga emrat që ka dhënë shënjestra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat