Berisha uron besimtarët: Lehtësimi që vjen pas vështirësisë, të shkëlqejë për shqiptarët

Shqipëria

Berisha uron besimtarët: Lehtësimi që vjen pas vështirësisë, të shkëlqejë për shqiptarët

Më: 13 prill 2021 Në ora: 08:07
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar besimtarëve myslimanë me një mesazh urimi për Mujain e Madhërishëm të Ramazanit.

‘Uroj që Zoti të pranojë adhurimin e tyre dhe t’ua shpërblejë me më të mirat për familjet e tyre dhe vendin tonë dhe që në përfundim të këtij muaji, premtimi i Krijuesit -lehtësimi që vjen pas vështirësisë - të shkëlqejë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Mesazh urimi per Muajin e Madherueshem te Ramazanit!

Te dashur miq!

Besimtaret muslimane nisin sonte muajin e madherueshem te agjerimit, gjate te ciles ata i afrohen krijuesit te tyre me lutje dhe sakrifice. Une uroj qe Zoti te pranoje adhurimin e tyre dhe t’ua shperbleje me me te mirat per familjet e tyre dhe vendin tone dhe qe ne perfundim te ketij muaji premtimi i Krijuesit -lehtesimi qe vjen pas veshtiresise - te shkelqeje per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret. Sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat