Basha zbulon bisedën me përfaqësuesen e trupit diplomatik në Tiranë: Më tha se ishte e qartë që…

Shqipëria

Basha zbulon bisedën me përfaqësuesen e trupit diplomatik në Tiranë: Më tha se ishte e qartë që…

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:17
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë e të rejat në Farkë e ka vendosur theksin e fjalës së tij dhe programit të tij elektoral tek diplomimi, stazhi i paguar i studentëve dhe më pas sigurimi i një vendi pune të mirëpaguar.

Teksa shpalosi planin e tij përpara studentëve Basha tha se qeveria e tij nëse vjen në pushtet pas 25 prillit, çdo vit do ketë 10 mijë stazhe të paguara me 300 mijë lekë në muaj ndërsa përmes arsimimit dual, sipas praktikës gjermane, projekti i tij tha Basha është për të punësuar 7000 deri në 9000 të rinj çdo vit.

Kjo sa i takon programit të stazheve të paguara vjetore, që sipas përvojës në vendet e Ballkanit, 70-90% e tyre mbahen në punë nga kompanitë përkatëse ku studentët kanë kryer stazhin.

“Pikat kryesore të planit që kemi hartuar me universitetet Europiane që ju thash është që ne do ta shndërrojmë universitetin Shqiptarë, Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri, institucionet e trajnimit të profesionistëve të ardhshëm, jo vetëm dërrase e zezë dhe shkumës, jo vetëm leksione dhe seminare.

Ne do të synojmë që brenda një kohe të shkurtër gjysma e kohës së studimeve të jetë de facto, faktikisht, praktikë. Nuk ka rëndësi nëse po studion juridik apo ekonomi, shëndetësi apo inxhinieri, gjysma e kohës do të jetë praktikë dhe në fund të studimeve për 10 mijë më të mirët do të ketë një stazh 12 mujor me një pagesë minimale 30 mijë lekë të vjetra në muaj që të mundësojë që ju të shkoni nga auditori te tregu i punës me një udhërrëfim, me një hartë rruge, siç është stazhi, siç është praktika.

Dhe ne e dimë se kur ndodhë kjo 9 në 10 studentë të sapo diplomuar gjejnë vendin e punës. Kam folur për këtë gjerësisht këtë mëngjes me më të mirët në botë që janë Gjermanët. Janë ata që futën praktikën e trajnimit DUAL i thonë, gjysmë teori, gjysmë praktikë dhe kam garancinë dhe mbështetjen e një prej organizatave më të fuqishme që do të na mbështesin pas zgjedhjeve. E vetmja gjë që kërkuan është që gjërat në Shqipëri të ndryshojnë, e vetmja gjë që kërkuan është që të ketë një qeveri tek e cila të kenë besim, sepse 8 vite me radhë ata nuk kanë pasur besim tek kjo qeveri” – tha Basha.

Kryetari i PD, tregoi dhe një bisedë që ka pasur me një përfaqësuese të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, e cila kishte vizituar banorët e zonës së Farkës pak ditë më parë.

“Këtu para pak ditësh ka kaluar një përfaqësuese e lartë e trupit diplomatik e më tha që po shikonte një familje që po merrej me pemët në kopshtin e saj, u ndal e diskutoi me ta, ndoshta është njeri prej jush këtu, i bëri përshtypje si ky i ri 21 vjec ishte i ngarkuar me barrën e rëndë të punëve të famijes…ajo më tha ‘ishte e qartë ishin votues të tu dhe të PD se e dinin që e vetmja shpresë për ndryshim ishte programi për bujqësinë. E unë ia shpjegova që programi ynë ka ato që i mungojnë sot Shqipërisë por që i bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat