U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë

Shqipëria

U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:48
Ditmir Bushati, Edi Rama

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

“Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota.

Apo njerëz që e kanë nisur në partinë Demokristiane dhe sot janë me PS. Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i ofrohet një partie thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune.

Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes së këtij vendi. Mendoj se përmes vetëkorrigjimit PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë” tha Bushati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat