“Uragani po shtohet dita ditës”/ Kryemadhi publikon videon e takimit në Laprakë: Vota për LSI e kthen 25 prillin në dite feste

Shqipëria

“Uragani po shtohet dita ditës”/ Kryemadhi publikon videon e takimit në Laprakë: Vota për LSI e kthen 25 prillin në dite feste

Më: 16 prill 2021 Në ora: 10:32
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar videon e takimit në zonën e Laprakës.

Në një postim në Facebook, krahas videos ajo shkruan se “uragani i njerëzve që kërkojnë ndryshimin po shtohet dita ditës.

“Elektrizuese atmosfera e mbështetësve të LSI në Laprakë. LSI është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullsisë.

Uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë ndryshim shtohet dita ditës dhe vota për nr. 6 e kthen 25 Prillin, në ditën e festës së madhe për ndryshimin që meritojnë të gjitha familjet shqiptare, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Kryemadhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat